E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina u ben thirrje qytetareve te mos udhetojne per ne Egjipt

Ne Kosove Ministria e Puneve te Jashtme u ka bere thirrje qytetareve te saj qe te mos udhetojne per ne Egjipt nderkaq atyre qe jane me qendrim ne Egjipt qe te kthehen ne vend.

Ne nje komunikate per opinion te kesaj ministrie thuhet se ne mungese te marredhenieve diplomatike me Republiken e Egjiptit Ministria e Puneve te Jashtme e Kosoves po vepron nepermjet kanaleve te saj diplomatike ne vendet e aferta qe ti ndjeke nga afer zhvillimet e situates.

Ministria njofton se nga informacionet e pranuara ne Egjipt kryesisht ne kryeqytetin Kajro jane rreth 30 shtetas te Republikes se Kosoves te cilet jane te paprekur dhe mire me shendet.

Dy shtetas te Kosoves studente ne Kajro thuhet te jane evakuuar me ndihmen e ambasades se Republikes se Shqiperise te cilet tashme kane mberritur ne Kosove thuhet ne njoftimin e Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves.

Vendimi sipas ministrise eshte marre per te shmangur rreziqet qe mund te paraqiten pas trazirave qe kane perfshire Egjiptin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›