E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e universiteteve drejt perfundimit

Procesi i renditjes se universiteteve në bazë te programeve që ata ofrojnë, pritet të përfundojë gjatë muajve qershor- korrik. Por nga të dhënat që raportojnë përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit për Alsat, ky proces nuk është mirëpritur nga të gjitha universitetet publike dhe private, një nga të cilët është universiteti i Tiranës. Nga pikpamja ligjore, nëse këto universitete nuk do të marrin pjesë në këtë proces, nuk penalizohen, por ato pritet të humbasin besueshmërinë tek studentët, për programet që ofrojnë.

"Procesi pritet sipas kontratës që kemi me kompaninë e renditjes, pritet që të përfundojnë në fund të muajit qershor dhe në fillim të muajit korrik. Një pjesë e universiteteve private do të seleksionohen, sepse jo të gjitha e përmbushin kushtin që është vendosur nga ministria në bashkëpunim me kompaninë e cila duhet të jetë minimalisht 3 vjet institucionet në treg. Është një tregues, nëse një universitet tregon rezerva ndaj renditjes, pa i argumentuar këto do të thotë që ky universitet jep një shkas për të ulur besueshmërinë në këtë institucion mbi programet që ofrohen", tha Arjan Shahini, drejtor i zhvillimit të Arsimit privat në MASH.

Mos pjesmarrjen në procesin e renditjes, universiteti i Tiranës, e ka bërë publik edhe më parë, me startimin e kësaj nisme. Motivacioni ka qënë njëherë akreditimi dhe më pas renditja, procese këto që sipas autoriteteve të MASH nuk kanë lidhje me njëra tjetrën dhe që po keqkuptohen stafet pedagogjike te universiteteve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›