Sezoni i gripit QSUT masa per epidemine

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, pret dhe fluksin më të lartë të pacientëve me grip sezonal dhe me virusin A/H1N1. Nëndrejtori i QSUT, thotë për Alsat se numri i vizitave kryesisht tek moshat pediatrike është i lartë ndërkohë, që 60% e mostrave të dyshuara që janës marrë për tua analizuar, kanë rezultuar me gripin e derrit.
"Fëmijët janë numër shumë i madh pacientës që paraqiten cdo ditë te urgjenca e pediatrisë për gripin A dhe gripin B sezonal. Atyre pacientëve që janë të dyshuar për gripin e derrit, ai kontigjenti i vogël, pozitiviteti i mostrave ka dalë 60 për qind. Pra, jo të të gjithë popullatës, pacientëve, pra, ka një prevalencë të lartë brenda grupit të dyshuar", tha Mehmet Hoxha, nëndrejtor i QSUT-së.
Autoritetet e shëndetësisë në kushtet e epidemisë, që tashmë është konfirmuar nga specialistët, kanë marrë dhe masat përkatëse me hapjen e 6 dhomave të vecanta, për trajtimin e këtyre pacientëve.
"Problematikë e këtij grupi pacientësh janë komplikacionet që mund të lërë ky grip, duke filluar që nga astelia, pra dobësimi i trupit, sinozitet, bronkitet, bronkopneumonitë. Kemi riaktivizuar shërbimin e emergjencës. Janë disa dhoma të specializuara, rreth 6 të tilla, kemi marrë masa personeli", tha Hoxha.
Në vendin tonë aktualisht, rezultojnë 68 persona me vurisn A/H1N1, ndërkohë që javën e kaluar, janë regjistruar rreth 15 mijë pacientë, me gripin sezonal.
Edlira Sulejmani