E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtem slloven Samuel Zhbogar ne Tirane per krizen politike

Ministri i Jashtem slloven Samuel Zhbogar tha sot ne Tirane ku ai shkoi per te biseduar me perfaqesuesit me te larte shteteror dhe politike te vendit se dialogu eshte receta me e mire per zgjidhjen e situates se krijuar pas perplasjeve te dhunshme te 21 janarit.

Ministri i jashtem slloven tha se ai kishte kerkuar edhe mbledhjen e keshillit te ministrave te Bashkimit europian qe Brukseli te shohe menyrat per tu perfshire dhe se cfare mund te beje per te zgjidhur ngercin politik ne Shqiperi. Shqiperia saktesoi me tej ai eshte ne oborrin e Bashkimit europian dhe cfar ndodh ketu  eshte dicka qe ka ndodhur brenda Bashkimit europian tha ministri Zhbogar duke nenvizuar se cdokush ka te drejten per te protestuar por askush nuk ka te drejte te perdore dhunen.

Per situaten e krijuar neser ne Tirane pritet vizita e dyte e zotit Miroslav Lajcak te derguarit te perfaqesueses se larte te Bashkimit europian per politiken e jashtme dhe sigurine Catherine Ashton. Misioni i tj nuk eshte ai i ndermjetesimit por te nxise forcat politike qe ti rikthehen dialogut politik nje objektiv qe ngjan shume i larget nisur nga qendrimet thellesisht te skajshme mes paleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›