E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë-Sllovenimarrëveshjebashkëpunimi

PRISHTINE- Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Sllovenisë nënshkruan të enjten në Slloveni një Memorandum bashkëpunimi, që precizon se të dy palët janë të pajtimit për të ruajtur kontaktin në mes të dy administratave të tyre dhe konfirmojnë gatishmërinë e tyre për shkëmbimin e ekspertëve, në baza bilatelare dhe brenda një kornize të re.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se dokumenti është nënshkruar nga sekretarët e të dy kuvendeve, Ismet Krasniqi dhe Mojca Prelesnik.

Ndër të tjera ky dokument thekson se kjo marrëveshje nuk përfshin detyrime financiare nga asnjëra palë nënshkruese e këtij memorandumi.

Sekretarët e përgjithshëm të Kuvendit të Sllovenisë dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës u tha se janë plotësisht të vetëdijshëm se projekti “Mbështetja e mëtejme Kuvendit të Kosovës”, sado i suksesshëm të ketë qenë, nuk iu ka përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe as nuk i ka zgjedhur të gjitha problemet, dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ballafaqohet me sfida të reja në muajt e ardhshëm.

“Prandaj, të dy palët janë të pajtimit për të ruajtur kontaktin në mes të dy administratave të tyre dhe të ri-konfirmojnë gatishmërinë e tyre për shkëmbimin e ekspertëve, në baza bilatelare dhe brenda një kornize të re, mundësisht me ndihmën financiare të pjesëmarrësve tjerë dhe në bashkëpunim me ish anëtarët e Konzorciumit”, thuhet në njoftim. Në këtë marrëveshje thuhet se bashkëpunimi do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2010.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›