Pranga 27-vjeçarit të arratisur nga burgu i Lezhës
Ra sërish në pranga shtetasi kërkim Xhevahir Muharrem Kasëmi, 27-vjeç, banues në Laç, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
Shtetasi i mësipërm ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me 10 vjet heqje lirie ku dhe vuante dënimin në burgun e Shënkollit, i cili është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit më datë 09.06.2010. Ky shtetas dyshohet se më datë 18 qershor 2010, ka bërë një vjedhje me armë të një dyqani celularësh, në qytetin e Laçit dhe për këtë ishte shpallur në kërkim.
Si rezultat i punës së bërë me metoda speciale hetimi është bërë kapja në flagrancë e tij, të cilit ju gjend një armë pistoletë “TT” si dhe një maskë, ku dyshohet se me këto sende do kryente vjedhje në Tiranë. Materialet ju kaluan Prokurorisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.