Basha: Vullnet të hekurt kundër krimit të organizuar
Në ceremoninë e përurimit mori pjesë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ministrja e Brendshme e Republikës Federale të Austrisë Znj. Maria Fekter.
“Shqipëria bëhet vendi i parë përfitues i këtij projekti, që në përputhje me parashikimet përfundon brenda një kohe rekord ngritjen e ILECU-t, duke demonstruar prerë dhe qartë vullnetin e hekurt në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit”, u shpreh Basha.
Duke nënvizuar se shembulli më i freskët i vlerësimit të reformave dhe arritjeve të Shqipërisë ishte rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, Ministri Basha u shpreh se edhe zbatimi i këtij projekti do të shërbejë si një shtytje për të vazhduar rrugën e reformave dhe konsolidur rezultatet e arritura.
“Ju garantoj se këto përpjekje nuk janë pjesë e një fushate me një fillim dhe një mbarim dhe ndonëse procesi i liberalizimit të vizave është qartësisht në rezultat i prekshëm për qytetarët shqiptarë....do të vazhdojnë me të njëjtën vendosmëri edhe pasi ky proces të bëhet realitet”, tha më tej kreu i rendit.
Nga ana e saj, Fekter vlerësoi se zbatimi i projektit ILECU në Shqipëri do të lehtësojë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, krimit ekonomik e po kështu bashkëpunimin për parandalimin e terrorizmit.
“Zbatimi i këtij projekti është një gur themeli në politikën e sigurisë së vendit dhe në bashkëpunimin policor me Evropën dhe gjithashtu me Austrinë. Me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit Shqipëria i dërgon Evropës një sinjal të qartë. Me këtë projekt Shqipëria dëshmoi se është një vend model që duhet marrë shembull” deklaroi austriake.
Memorandumi i Bashkëpunimit për koordinimin ndërkombëtar për zbatimin e projektit ILECU, është nënshkruar nga Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Financave dhe Prokurorja e Përgjithshme.