E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, operacion antidrogëkapen 6 kg heroinëshoqërohen 5 persona

TIRANE- Një operacion antidrogë, i denjë për skenarët e filmave, ka ndodhur përpara pak minutash në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.

Policia është vënë në ndjekje të një automjeti ku udhëtonin 5 persona në të cilin dyshohej se transportohej një sasi e konsiderushme droge. Të rinjtë kanë tentuar ti shmangen përballjes me policinë duke përplasur makinën e efektivëve në tentativë për tu larguar.

Policia ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa ka bërë të mundur ndalimin e makinës, sekuestrimin e 6 kg heroinë dhe shoqërimin e 5 personave.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e destinacionit dhe prejardhjes së drogës.
(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›