E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Strategji e vecante per shtimin e njohjeve

Ne Kosove autoritetet thane se kane hartuar nje strategji te posacme per shtimin e njohjeve per pavaresine e Kosoves. Deri tash shteti i ri i cili shpalli pavaresine nga Serbia ne shkurt te vitit 2008 eshte njohur nga 75 vende te botes perfshire Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore te Bashkimit Evropian. Ajo vazhdon te kundershtohet ashper nga Serbia.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga tha sot se Kosova eshte shtet i ri qe ka ndikuar ne forcimin e paqes dhe sigurise ne rajon ndersa u angazhua per forcimin e politikes se jashtme. Ajo i beri keto komente ne njeren nga paraqitjet e rralla qe nga zgjedhja e saj ne postin e presidentit pak caste pasi mori ne duar nje strategji per shtimin e njohjeve per Kosoven te hartuar nga ministria e jashtme. Presidentja Jahjaga tha se zbatimi i kesaj strategjie do te behet ne bashkerendim me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Kosova eshte nje shtet qe siguron paqe dhe siguri ne rajon dhe roli i saj ne marredheniet dypaleshe dhe shumepaleshe gjithnje e me shume po rritet. Ne kemi marreveshje me shtete te ndryshme te cilat kryesisht hyjne ne spektrin e bashkepunimit si ne qarkullimin e lire te njerezve te ideve dhe te kapitalit dhe ne gjithsesi do ti vazhdojme proceset tona ne planet e perbashketa qe kryesisht hyjne ne kornizen e zhvillimit ekonomik fillimisht me shtetet fqinje dhe te prosperitetit per te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves tha Presidentja Jahjaga.

Strategjia sipas shefit te diplomacise se Kosoves Enver Hoxhaj ka tri pjese dhe ajo fillimisht analizon gjendjen e Kosoves pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise te vitit te kaluar e cila perfundoi se pavaresia e Kosoves nuk bie ndesh me ligjin nderkombetare. Strategjia analizon edhe situaten e brendshme dhe te jashtme te Kosoves dhe metodologjine e punes per shtimin e njohjeve.

Pjesa e dyte eshte nje pjese e cila mbi te gjitha analizon ne raste te vecanta secilin shtet vec e vec pse nje shtet i caktuar nuk e ka njohur Kosoven cilat jane motivet e ketij shteti qe se ka njohur Kosoven a jane arsye politike etnike kulturore cila eshte pozita rajonale e ketij shteti me cilat shtete ky vend ka relacione te vecanta dhe cilat personalitete ne kete shtet kane ndikim te vecante qe ky shtet ta njehe Republiken e Kosoves tha ministri Hoxhaj sipas te cilit strategjia parasheh edhe nje angazhim me te madh te institucioneve por edhe te opozites ne perpjekjet per shtimin e njohjeve.

Kosova shpalli pavaresine e saj me 17 shkurt te vitit 2008 ndersa deri tash eshte njohur nga 75 vende te botes perfshire Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore te Bashkimit Evropian. Njohjet me te shumta ndodhen ne vitin e pare te pavaresise ndersa ato me vone u ngadalesuan madje edhe pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise kur pritej te ndodhte e kunderta.

Pavaresia e saj kundershtohet ashper nga Serbia me te cilen Kosova tashme ka filluar nje proces te ri bisedimesh per zgjidhjen e ceshtjeve praktike. Autoritetet ne Prishtine besojne se ne fund te ketyre bisedimeve mund te ndodhe edhe njohja e ndersjelle e Kosoves me Serbine por opozita e cila kundershton bisedimet shfaq drojen se ato mund te pengojne procesin e njohjeve.

Aktualisht Kosova ka disa institucione qe merren edhe me politiken e saj te jashtme. Pervec presidentit dhe kryeministrit ajo ka edhe ministrine e jashtme e tashme edhe njeri nga gjashte zevendeskryeministrat e vendit zoti Behgjet Pacolli eshte ngarkuar me detyren qe te punoje per shtimin e njohjeve per pavaresine e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›