E Diel, 1 Nëntor 2026

Minoreni vjedh shtatë lokale, arrestohet në flagrancë

13/04/2011  Është pikasur në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga patrulla e policisë

DURRES- Shtatë vjedhje dhe tentativë vjedhje të kryera nga një fëmijë janë bërë objekt i hetimit për të dokumentuar rastet dhe shkallën e veprës penale, si dhe të dëmit material të shkaktuar. Policia e Durrësit ka mundur të kapë autorin e disa vjedhjeve të ndodhura në orët e pasmesnatës në disa lagje të qytetit të Durrësit, duke akuzuar një minoren. Besian K. 14 vjeç, lindur e banues në lagjen numër 4 të Durrësit është kapur në kohën që po kryente vjedhjen e dyqanit të artikujve ushqimorë në pronësi të shtetasit Xh. K. Minoreni me 5 klasë shkollë ka rënë në sy të efektivave të Patrullës së Përgjithshme të policisë, të cilët e kanë parë fëmijën pranë dyqanit. Policia ka thënë se ka qenë ora 04 e mëngjesit koha kur 14-vjeçari Besian K. po tentonte të vidhte. Nga hetimet paraprake mendohet se ai është autor i vjedhjes edhe të disa lokaleve të tjera. Konkretisht policia e ka akuzuar për vjedhjen e ndodhur më datë 2 prill 2011 në lagjen numër 12 të një dyqani, vjedhjen më datë 26 mars 2011 po në lagjen numër 12, dy vjedhje në vitin 2010 në të njëjtën lagje dhe një vjedhje tjetër të datës 9 prill 2011 në lagjen numër 11. Kjo e fundit është kryer në orë 02, por ka mbetur në tentativë pasi 14-vjeçari ka mundur të largohet pa rënë në duart e pronarit të dyqanit apo të policisë. Nga pohimet zyrtare thuhet se është dokumentuar me fakte dhe prova se minoreni nga Durrësi është autori i shtatë vjedhjeve. Veprimtaria penale e grabitjeve dhe vjedhjeve nga mosha e re është bërë shqetësim për policinë. Në pjesën më të madhe të rasteve ky kontingjent, sipas policisë, janë fëmijë të mbetur pa kujdestarinë atërore apo edhe fëmijë me ngjyrë. Ky kontingjent më së shumti përdoret nga të rriturit, të cilët pasi sajojnë banesat e lokalet shtynë fëmijët në vjedhje duke u garantuar mbrojtje. Edhe grabitjet e dhunshme të grave e të të moshuarve në rrugë e rrugica kryhen në shumë raste nga fëmijë, të cilët kanë mundur të përfitojnë edhe për shkak të moshës.

Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›