Zv. Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit ne Komisionin Europian Sannino viziton Tiranen

Ne Shqiperi nisi sot nje vizite zyrtare zevendes drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit ne Komisionin Europian Stefano Sannino.
Pasdite ai mori pjese ne nje takim me komisionin parlamentar te Integrimit ku eshte prezantuar plani i veprimit i qeverise shqiptare per realizimin e 12 objektivave te vendosur nga komisioni europian.
Vizita e zotit Sannino synon te nxise bashkepunimin mes forcave politike per te permbushur rekomandimet qe Komisioni Europian vuri per Shqiperine ne menyre qe ajo te marre statusin e vendit kandidat.
Gjate qendrimit ne Tirane neser zyrtari europian pritet te takohet edhe me perfaqesues re larte te politikes shqiptare kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama si dhe me diplomate te rendesishem perendimor dhe me misionin e vezhguesve te ODIHR-it.
Bashkimi Europian ka nenvizuar disa here se zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi do te jene nje prove e rendesishme per te ardhmen e integrimit europian te vendit.