E Diel, 1 Nëntor 2026

ALQU, monitoron procesin e 8 majit, më shumë se 2 mijë vëzhgues

TIRANË- 121 vëzhgues afatgjatë dhe 2 mijë vëzhgues afatshkurtër të angazhuar nga Unioni shqiptar për cilësinë e jetës pritet t’i bashkëngjiten grupit të vëzhguesve gjatë monitorimit të zgjedhjeve vendore të 8 Majit, të kryesuar nga OSBE/ODIHR.

“ALQU ka angazhuar 121 vëshgues afatgjatë dhe rreth 2 mijë vëzhgues afatshkurtër të cilët do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin e vendit gjatë ditës së votimit dhe pas saj. Shërbimi i Albanian Life Quality Union në këtë fazë është të hartojë gjithashtu një program monitorimi të përditshë mtë situatës qoftë në rajone të përzgjedhur, për tensionin e pritshëm mes kandidatëve, ashtu edhe në shkallë vendi”,- tha përfaqësuesi i ALQU, Edmond Stojku.

Vëzhguesit e përzgjedhur nga kjo organizatë kryesisht studentë vullnetarë do të mundësojnë edhe monitorimin e plotë të procesit të numërimit të votës, për të dalë më pas në një exit poll për qytetet kryesore.

“Me metoda sasiore, rrjeti i vëzhguesve të ALQU-së do të sigurojë një panoramë të gjallë të ngjarjes elektorale dhe dinamikës së saj në qytete të vecantë dhe në shkallë vendi, për të mundësuar më tej një exit poll për qytete kyce dhe një mbikëqyrje më prej afër të zonave që do të parashikohen problematike falë vëzhgimit”,- u shpreh Stojku.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›