Kosove Te shtena armesh ne zyrat e nje projekti te USAID-it ne veri

Ne Kosove policia tha se ne veriun e Mitrovices te banuar me shumice serbe persona te panjohur kane shtene me arme zjarri mbi zyrat e nje organizate joqeveritare pjese e nje projekti te Programi te Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetare.
Hetuesit e policise thane se te shtenat qe kane kaluar pa pasoja ne njerez kane shkaktuar deme materiale. Ne vendin e ngjarjes jane gjetur gezhojat e kater plumbave por ende nuk dihen hollesi te tjera rreth motiveve apo autoreve te mundshem te ketij incidenti te cilin policia e ka cilesuar si veper penale shkaktim i rrezikut te pergjithshem.
Perfaqesuesit e projektit te njohur si Nisma per komuna demokratike dhe efektive zyrat e te cilit jane sulmuar jane pjese e strukturave qe mbeshtesin planet per krijimin e komunes se re ne veriun e Mitrovices qe eshte parapare me planin e krye negociatorit te Kombeve te Bashkuara Martti Ahtisaari ne baze te te cilit edhe eshte shpallur pavaresia e Kosoves.
Ky plan qe eshte kundershtuar nga Beogradi kundershtohet edhe nga serbet ne veriun e Kosoves te cilet ngulin kembe qe ne ate zone te mbahen zgjedhjet e Serbise te cilat pritet te shpallen me 13 mars.