Presidentja Jahjaga viziton kishen e Nolit ne Boston
Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga vizitoi dje Kishen e Shen Gjergjit ne Boston ku u prit nga komuniteti shqiptar ne Masacusets. Zonja Jahjaga ndodhet ne Shtetet e Bashkuara per te marre pjese ne takimin e nivelit te larte te grave udheheqese qe fillon ne Nju Jork me 8 mars.
Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga e vizitoi Kishen e Shen Gjergjit ne Boston me kerkesen e saj per emrin qe ky institucion ka mes shqiptareve te Amerikes.
Presidentja Jahjaga u prit nga Kancelari i kishes se Shen Gjergjit At Artur Liolin nje personalitet i njohur ne komunitetin shqiptar te Bostonit dhe te Amerikes si dhe nga Peshkopi Nikon nje nder perfaqesuesit e ortodoksise ne pjesen verilindore te Shteteve te Bashkuara.
Dekaden e fundit komunitetit te shqiptareve te Bostonit i jane shtuar shume shqiptare nga Kosova te cilet ne pritjen per Presidenten Jahjaga perfaqesoheshin edhe nga tri vajza te veshura me kostume popullore.
Presidentja mori pjese ne meshen e se dieles qe u mbajt ne kete kishe historike per shqiptaret.
At Arthur Liolin i uroi asaj mireseardhjen duke perkujtuar traditen e kesaj kishe te themeluar nga Fan Noli
Zonja Presidente jemi teper te nderuar dhe te gezuar per ardhjen tuaj ne Boston ne vecanti ne katedralen tone ku Imzot Fan Stilian Noli predikonte qe ne fillim te shekullit te 20 per te drejtat e popullit tone kudo qe jeton. Per Nolin syte e tij nuk shikonin ndryshim mes Korces dhe Kosoves.
Presidentja Jahjaga e quajti Kishen e Shen Gjergjit pjese te gjithe historise shqiptare
Jam e nderuar qe po marr pjese ne kete meshe solemne ne Kishen Ortodokse Shqiptare ketu ne Boston ne kete Kishe e cila eshte pjese e historise sone te lavdishme.Ne kete vend te shenjte te nderimit te zotit Tone te lutjeve per atdheun per familjet tona per mireqenien per begatine dhe per buken tone te perditshme.
Presidentja Jahjaga falenderoi komunitetin shqiptar te Amerikes per ndihmen e dhene per pavaresine e Kosoves. Pa kete ndihme pa ndihmen e Shteteve te Bashkuara rruga e Kosoves do te ishte shume e veshtire dhe e mundimshme tha zonja Jahjaga.
Ajo beri thirrje qe te rinjte shqiptare ne Amerike te japin kontribut per Kosoven.
Kosova ju mirepret si vend me vlera demokratike dhe me nje sistem qe garanton potenciale zhvillimi. Kosova ju mirepret me zemer te hapur ta vizitoni te shkolloheni te lidhni miqesi. Ta perjetoni nga afer Kosoven dhe ti bartni ketu emocionet nga Kosova. Zoti e bekofte Kosoven. Zoti i bekofte Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Donacionet e kesaj te diele ne Kishe do te perdoren per nje qellim humanitar. Do te ndihmohet nje djale nga Kosova sic njoftoi At Liolini
Te gjithe jemi kryelarte edhe sot me bujarine tuaj per te ndihmuar nje djalosh 10-vjecar nga Kosova Genti Spahia i cili eshte ne Boston duke u kuruar nga kanceri. Ndihma juaj do te jete mirenjohese per te dhe per familjen e tij.
Zonja Jahjaga pati nje takim te perzemert me pjesmarresit ne meshe dhe u njoh me familjet shqiptare te Bostonit qe e kane kishen e Nolit si nje vater te madhe ku mblidhen te dielave dhe ne raste te tjera.
Presidentja kerkoi vete qe te vizitonte Kishen e Fan Nolit ne shenje respekti per cfare ka realizuar Fan Noli vete ne kulturen ne historine e Shqiperise kisha komuniteti ketu. Ajo duket te kete edhe nje interes shume te madh nga ana personale per Kishen per institucionin qe eshte nje gje shume me rendesi thote Stefan Koci Konsull nderi i Shqiperise ne Boston.
Presidentja beri pastaj nje vizite ne Forest Hill ku ndodhen varret e dy udheheqesve historike te komunitetit shqiptar te Amerikes Fan Noli dhe Faik Konica.
Presidente Jahjaga beri nje vleresim per Nolin
Ne e kujtojme me pietet jo vetem per veprimtarine e tij politike por edhe per angazhimin dhe perkushtimin e tij per letrat shqipe per poezine per dramen dhe shume aktivitete te tjera per te cilat ne te gjithe e njohim Nolin dhe qe kane mbetur si nje pjese e rendesishme e trashegimise sone kulturore.
Ne fund te vizites ajo vendosi nje kurore ne varrin e dikurshem te Faik Konices ku ndodhet shenja perkujtimore.
Neser Presidentja e Kosoves do te mbaje nje ligjerate ne Dartmouth College ne Hanover te shtetit New Hampshire ndersa me 9 mars ajo do te flase ne takimin e nivelit te larte te grave udheheqese ne Nju Jork.