Kosovë, Thaçi kërkon mbështetje për implementimin e strategjisë për veriun
Kryeministri Hashim Thaçi kërkoi të enjten nga Kuvendi i Kosovës mbështetje të plotë për implementimin e strategjisë për integrimin e veriut.
Ky dokument, tha kryeministri është një dokument nacional, prandaj ftoi edhe opozitën që të jetë pjesë e kësaj strategjie gjithëpërfshirëse. Debati parlamentar është thirrur nga Grupi Parlamentar i LDD-së në lidhje me zbatimin e Kushtetutës në territorin e Kosovës.
Pas debatit pritet që Kuvendi të miratojë një rezolutë e cila obligon Qeverinë që t'i ushtrojë detyrat e veta në tërë territorin e vendit.