E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, aksidentohet minatori, në brendësi të galerisë

PUKë- Aksidentohet gjatë punës në minierë një minator 40 vjecar nga rrethi i Pukës. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së vonë në minierën e Lakrroshit në Pukë, pranë minierës së Munellës.

Salvador Kola, u plagos nga rënia e një masivi shkëmbor në brendësi të minierës ndërsa po dilte prej saj. Masivi shkëmbor i ka zënë atij të dyja këmbët duke bërë që kolegët e tjerë ta nisnin me urgjencë drejt spitalit ushtarak të Tiranës.

Ndërkohë mësohet se kompania turke “Beralb” e minierës së Lakrroshit ka marrë përsipër shpenzimet për të gjitha shërbimet shëndetësore të minatorit 40- vjecar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›