E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myslimanët nuk skanohen

Dy gra myslimane janë bërë pasagjeret e para, të cilat kanë refuzuar të futen në skanerë për shkak se ai tregon trupin e tyre të zhveshur.
Të dyja – për të cilat zyrtarët e sigurimit insistojnë se ka qenë një rast i rrallë – kanë zgjedhur të humbin fluturimin për në Pakistan dhe të humbin biletat e tyre me vlerë prej 400 funtash për shkak se nuk kanë dashur që trupi i tyre të fotografohet.

Njëra grua ka refuzuar të bëjë skanimin e trupit të saj në Aeroportin e Manchester’it për shkak të arsyeve fetare, përderisa shoqja e saj ka thënë se këtë e bën për shkak të “arsyeve mjekësore”.
Të dy gratë ishin duke udhëtuar së bashku për në Islamabad, kur është dashur që të kalojnë nëpërmes procedurave të sigurimit në terminalin e dytë të aeroportit të Manchesterit.
Përafërsisht 15 000 njerëz kanë kaluar nëpërmes skanerëve, por ky është çifti i parë që ka refuzuar të skanohet.

Të dyja i kanë thënë stafit të aeroportit se nuk dëshirojnë të skanohen. Atyre u është tërhequr vërejtja se nëse nuk e bëjnë këtë, nuk do të mund të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Pakistanit.
Ato kanë vendosur që më parë do i humbitnin biletat në vlerë 400 funte dhe të largohen nga aeroporti me bagazhin e tyre.
Skenarët që kushtojnë 80 000 funte britanike janë vendosur në aeroportet Heathrow dhe Manchester me pesë shkurt.

Makinat me rreze X i japin mundësi stafit të sigurimit të shikojnë pasagjerët krejtësisht të “zhveshur” dhe kështu ata mund t’i shohin armët e fshehura dhe eksplozivet, por ka pasur kritika pasi që ata mund të shohin shumë pastër edhe gjenitalet e pasagjerëve.

Aeroporti i Manchesterit ka konfirmuar që pasagjerët kanë refuzuar të futën në skaner, por kanë thënë se ata nuk kanë marrë asnjë ankesë nga dy gratë.
Megjithatë, militantët për të drejtat civile thonë se incidenti në fjalë mund të testohet si një gjë legale, e cila do t’i sfidojë zyrtarët e aeroporteve dhe pajisjet e tyre.
Alex Deane, drejtor i fushatës “Big Brother Watch”, ka thënë se organizata do të prezantoj gratë të cilat mund të sfidojnë shtetin edhe në gjykatë.

“Njerëzit nuk duhet të sakrifikojnë shëndetin e tyre, besimin e tyre, dinjitetin e tyre apo privacinë e tyre vetëm për të fluturuar. Njerëzit me shëndet dhe pikëpamje fetare nuk duhet që të futen në skaner nëse nuk kanë arsye ta bëjnë këtë. Është çmenduri që qeveria injoron këtë problem dhe injoron shqetësime për privacinë e njeriut – që për mendimin tim është gabim”, tha ai.
Ka një skaner të tipit “Rapiscan” që përdoret në terminalin e dytë të Aeroportit të Manchesterit, nëpër të cilin kanë kaluar gjatë muajit të kaluar 15 000 njerëz.

Edhe dy pajisje të tjera – njëra në secilin terminal – do të vendosen gjatë muajit të ardhshëm.
Skanerët janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut, madje edhe nga vetë Komisioni për të Drejta të Njeriut në Qeveri.
Vetëm pasagjerët e caktuar skanohen. Stafi i sigurisë thotë se ata i zgjedhin sipas dyshimeve të tyre dhe këtu nuk luan rol raca, feja apo etnia.

Këshilltar Afzal Khan, i cili ishte njëri prej udhëheqësve të parë aziatik të Manchester’it, thotë se shumica e myslimanëve besojnë që çdo shqetësim për privaci mund të peshohet me sigurinë e tyre kur ata fluturojnë.

“Qindra pasagjerë myslimanë kanë shkuar përmes tyre pa ndonjë problem. Më pëlqen kur njerëzit shqetësohen për privacinë e tyre - por këto masa janë të nevojshme për sigurinë tonë”.

“Dy pasagjerët femra që kanë pasur të kalojnë nëpër terminalin dy, kanë refuzuar të skanohen - njëra për çështje fetare, kurse tjetra për çështje mjekësore. Sipas direktivave të qeverisë, ato nuk lejohen të hipin në aeroplan”, thotë zëdhënësi i Aeroportit të Manchester.

“Skanimi i trupit është një mundësi e madhe për konsumatorët dhe ne jemi po ashtu të kujdesshëm sa i përket privacisë së konsumatorit, për të cilën gjë kemi procedura strikte ku mbrohet kjo privaci”.
Muajin e kaluar, sekretari për Transporti, Lord Adonis ka theksuar që një kod i brendshëm do të përdoret për skanimin e trupave të pasagjerëve, ku në të do të futen vetëm ata persona të dyshuar.

Dy javë më parë, një javë pasi skanerët u vendosen në aeroportet e Manchester dhe Heathrow, edukatorët e islamit në SHBA thanë se udhëtarët myslimanë nuk duhet të kalojnë nëpërmes skanerëve sepse ata shkelin rregullat fetare për nudizmin.

Këshili i FIXH’it në Amerikën Veriore ka lëshuar një fatwa, apo rregull fetare, që ua tërheq vërejtjen myslimanëve të mos hynë në skanerë.

“Është një shkelje e mësimeve të islamit që gratë dhe burrat të shihen të zhveshur nga burrat dhe gratë e huaja”, thuhet në këtë urdhër.

“Islami lart e vlerëson ‘haya’n’ (modestinë) dhe e konsideron atë si pjesë të besimit. Kurani i komandon besimtarët, si gratë ashtu edhe burrat, që t’i mbulojnë pjesët e tyre private”.

Në SHBA, tani nëpër aeroporte janë të vendosur 40 skanerë dhe mund të ketë më shumë se 450 në fund të këtij viti.

Këshillit, që përbehet prej 10 hoxhallarëve të cilët kanë lëshuar këtë “fatwa”’, i është bashkuar edhe “Këshilli Islamik në Amerikën Veriore”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›