E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministrat Pahor e Kosor takohen me Tadiçin

Kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë takohen të premten me presidentin serb, Boris Tadiç për të diskutuar mbi konferencën për integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian. "Objektivi i takimit është forcimi i qëndrimeve në prag të konferencës për Ballkanin Perëndimor", njofton zyra e kryeministrit slloven, Pahor. Konferenca është parashikuar të mbahet më 20 mars në Slloveni.
Pahor ka thënë se pritet që presidentët e Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Fatmir Sejdiu dhe Boris Tadiç të marrin pjesë në konferencë.
Ditë më parë presidenti Sejdiu deklaroi se do të marrë pjesë në konferencë vetëm si president i Kosovës dhe jo si anëtar i delegacionit të UNMIK-ut.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë, Milan Balaziç nuk mund të konfirmojë pjesëmarrjen e dy presidentëve, por ka theksuar se përpjekjet për organizimin e takimit po vazhdojnë dhe janë shumë afër një fundi të suksesshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›