E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat në Itali, Berluskoni kërkon ndihmë në Facebook

ROME- Pasi fuqizoi pozitat e tij në zgjedhjet e fundit rajonale, kryeministri italian Silvio Berluskoni ka deklaruar se do të jetë i hapur për të dëgjuar gjithë sugjerimet e qytetarëve në internet dhe vecanërisht në Facebook, për të përmirësuar politikat e vendit. Berluskoni dëshiron që nëpërmjet internetit të dëgjojë mendimet e italianëve për reformat e ardhshme të vendit për reformat e ardhshme të vendit, për drejtësinë dhe sistemin fiskal.

“është e rëndësishme të dëgjosh sugjerimet nga qytetarët dhe të bësh zgjedhje në bazë të ndjenjave të mbështetësve tanë. Për të arritur këtë ne do të përdorim internetin dhe vecanërisht Facebook.” u shpreh Berluskoni.

Manjati i mediave më parë ka qenë kritik i Facebook madje vitin e shkuar kërkoi që të bllokohet ky rrjet social, pasi 300 grupe kërkuan që ai të jepte dorëheqjen dhe madje kanë bërë dhe fushatë për vdekjen e tij.
Kryeministri i tejkaloi të gjithë parashikimet duke fituar në 6 rajone në zgjedhjet e javës së shkuar. Megjithatë mbështetja për atë si person ka rënë në nivelet më të ulta sipas sondazheve.
Berluskoni tashmë është betuar se do të ndërmarrë refoma shumë të rëndësishme për Italinë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›