E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Gadafit do te gjykohet ne Libi

Saif al-Islam Gadafi, djali i ish liderit të Libisë, Muamar Gadafi, nuk do t’i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kjo bëhet e ditur nga autoritetet në Tripoli.

Ministri i drejtësisë, Ali Ashour, tha se Saif al-Islam, do të gjykohet për korrupsion financiar dhe krime të vrasjes dhe dhunimit brenda në Libi, nga gjyqtarët e Libisë.

Saif al-Islam po qendron në një burg sekret të kryengritësve Zintan, të cilët djalin e Gadafit e kishin kapur  vitin e kaluar.

Gjykata Ndërkombëtare Penale thotë se ka juridiksion në këtë rast dhe kërkon që Tripoli ta dorëzojë atë.

Kjo gjykatë, me seli në Hagë, e ka refuzuar kërkesën e Libisë për shtyrjen e dorëzimit të tij.

Vitin e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale e kishte publikuar një fletarrest për Muamar Gadafin, Saif al-Islamin dhe Abduallah al-Senusi, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar në Mauritani.

Çështja e gjykimit të djalit të Muamar Gadafit, ka qenë në diskutim mes Gjykatës Ndërkombëtare dhe autoriteveve libiane. Por më në fund këto të fundit morën vendimin për të mos dorëzuar Saif al-Islamin. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›