Santorum mendon terheqjen nga gara

Kandidati ultrakonservator për nominimin në kampin republikan, Rik Santorum mund të lërë garën për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të së bijës. Vogëlushja 3 vjeçare Bella është e sëmurë rëndë, pasi vuan nga një anomali e rrallë kromozomale, apo siç njihet ndryshe sindroma “Eduards”. Sipas mediave amerikane vajza është në fund të jetës së saj. Santorum është në një moment kyç të karrierës së tij, të vazhdojë apo të lërë përgjysëm fushatën elektorale, shkruajnë mediat.
Santorum, një katolik dhe ish-senator i Pensilvanisë është në vend të dytë në garën republikane.
Por “santo” siç e quan shtypi amerikan është shumë afër ish-guvernatorit të Masacustes, Mit Romney, e tashmë kundërshtar i mundshëm i presidentit aktual të SHBA, Barak Obama. I mbetet Santorum vendimi për të lënë apo jo garën pas zgjedhjeve paraprake në Pensilvani në 24 prill, për të cilat ai është favorit.