Kosovë, UNMIK-u zhvendos rrethimin

UNMIK-u në Kosovë ditën e sotme ka filluar të largojë rrethimin në mënyrë që ato t`i vendosë më afër ndërtesës ku janë vendosur.
Ky ndryshim është bërë pasi zyrtarët komunalë të Mitrovicës, kanë kërkuar nga zyrtarët e OKB-së, që rrethimin ta largojnë në mënyrë që qytetari të kenë më shumë hapësira të gjelbëruara.
Po ashtu këto rrethime prej betoni ishin edhe pengesë për realizimin e projektit për rregullimin e sheshit kryesor të qytetit, projekt ky që është financuar nga Komisioni Evropian.