E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Veriu drejt statusit special

Qeveria e Kosovës dhe Zyra Ndërkombëtare Civile kanë hartuar një dokument, i cili parashikon veprimet që duhen ndërmarrë gjatë vitit për të deklaruar të përmbyllur pavarësinë e mbikëqyrur.
 

Sipas gazetës “Koha Ditore” qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ende përgjigje se çfarë nënkupton adresimi ndaras i çështjes së Mitrovicës së veriut, formulim të cilin e kanë përfshirë në document.
 

Një burim i afërt me kryeministrin Thaçi i ka thënë gazetës se Qeveria është e gatshme të hyjë në dialog me komunitetin serb të veriut për të gjetur një zgjidhje. Madje, ka thënë se kreu i qeverisë mund të flasë edhe me përfaqësuesit e strukturave ilegale.
 

Por të kontaktuar nga gazeta zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe këshilltari kryesor i kryeministrit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku nuk kanë preferuar të flasin në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu sipas gazetës një përgjigje në lidhje me këtë çështje nuk ka dhënë as Christian Palme, zëdhënës në ICO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›