E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia bën ftesë për marrëveshje paqësore pas Luftës së Ftohtë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë fjalimit në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë, tha sot se shumë aleanca aktuale ende janë të orientuara kah betejat e Luftës së Ftohtë. Ai nuk specifikoi me emër ndonjë aleancë.

Lavrov shtoi se Rusia mbetet e gatshme për të diskutuar për programet e mbrojtjes raketore me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, Rusia vazhdon t’i kundërshtojë planet amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, për shkak të shqetësimeve se një sistem i tillë mund ta dëmtojë arsenalin strategjik raketor të vjetruar të Rusisë.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-04 18:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›