Përfaqësuesi i BE: Operacioni në Kosovë, jo i dobishëm

“Operacioni i kryer mbrëmë nga autoritetet e Kosovës nuk ishte i dobishëm. Ai nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare, dhe BE-ja nuk e ka miratuar atë”.
Kështu është shprehur përfaqësuesi special i BE-së, Fernando Gentilini në lidhje me situatën e krijuar në Veri të Kosovës. Sipas tij është e rëndësishme qetësimi i situatës.
“EULEX-i është i gatshëm të ndihmojë autoritetet e Kosovës në këtë”, ka thënë Gentilini për të shtuar se dialogu është e vetmja mënyrë që të zgjidhet çështja e vulave të doganave.