Borë edhe javën tjetër, temperatura në veri -12 gradë

Deri të mërkurën e ardhshme moti në vend do të jetë i paqëndrueshëm. Tirana do të jetë më shira, ndërsa veriu dhe verilindja do të jenë me reshje dëbore. Në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në minus 12 gradë celcius.
Meterologët thonë se veriu i vendit do të jetë në intesitetin e reshjeve të dëborës, dukë bërë që gjysma e Shqipërisë do të vazhdojë edhe javën tjetër të jetë e izoluar nga bora.
Sipas parashikimeve të Meteoalb, vetëm e enjtja do të ketë një rritje të temperaturave me 3 dhe 4 gadë celcius, ndërsa duke filluar nga e premtja e deri në javën tjetër do të përballemi sërish me mot të ftohtë dhe temperatura të ulëta.