Laprakë, policia bashkiake largon tregtarët ambulantë

Policia bashkiake ka ndërmarrë një aksion mesditën e sotme në Laprakë duke larguar shitësit ambulantë. Ky aksion ka hasur në kundërshtimin e tregtarëve të cilët theksojnë se i kanë paguar të gjitha taksat minibashkisë.
Në një prononcim për “Ora News” kreu i policisë bashkiake Zyhdi Dajti theksoi se ky aksion është ndërmarrë nga policia bashkiake për të liruar hapësirat publike dhe për rikthimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Ai ka pranuar se shumë nga tregëtarët ambulantë janë të pajisur me leje dhe paguajnë taksa për shfytëzimin e hapësira publike, po njëkohësisht theksoi se kanë kërkesë nga kryetari i minibashkisë për ndërhyrjen dhe largimin e tyre.
Taksat që janë vendosur për tregëtarët janë abuzive pasi ata kanë zaptuar hapësirën publike” theksoi Dajti duke shtuar se minibashkia duhet të ofrojë një vend më të përshtatshëm për tregëtarët.