E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, alarmi për bombë në qeveri, i rremë

Prishtinë -Alarmi i dhënë se kishte bombë brenda ndërtesës së qeverisë së Kosovës, ishte i rremë. Pas kontrollimit të objektit nga ana e njësiteve të specializuara është vërtetuar se nuk ka asnjë lloj mjeti të vendosur shpërthyes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka ka thënë se kërcënimi ka arritur rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe ishte dërguar nëpërmjet postës elektronike. Ai saktësoi se kërcënimi është dërguar nga një institucion joqeveritar dhe janë kërkuar 1 milionë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›