E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: PDSH nuk ka bashkëpunim me LSDM-në

Tetovë - Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi i ka hedhur poshtë informacionet për bashkëpunim të mundshëm mes partisë së tij dhe LSDM-së pas kthimit të Branko Cërvenkovskit në krye të kësaj partie. Thaçi në një deklaratë për Alsat theksoi se ai bashkëpunim është virtual dhe nuk ka pse të ekzistojë.

“Nuk është e vërtetë, po prodhohen tema artificiale, është virtuale ai bashkëpunim nuk ekziston edhe s'ka përse të ekzistoje, realiteti tentohet të fshihet ekziston një bashkëpunim që është i dukshëm dhe i prekshëm mes VRMO-së dhe BDI-së mes z.Ahmetit dhe z.Gruevski, të dy edhe ata edhe partitë që i drejtojnë janë të njohura si parti që kanë marrë mjete financiare prej qytetarëve dhe kanë luftuar njëri tjetrin, pas kësaj lufte ka qindra njerëz të vrarë, mendoj se janë në hall të madh për të shpjeguar se cili është ai interes që i mban në bashkëpunim dhe koalicion”, theksoi kryetar i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Thaçi edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e tij se përse nuk takoi presidentin e zgjedhur Gjorge Ivanov. “Ai kërkoi që të takohet, por ne e refuzuam, thash edhe publikisht se ai nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve, ne ka ndoshta afër dy decenieve do të bëhen tani që mundohemi ti artikulojmë interesat e shqiptarëve, interesat e shqiptarëve nuk janë pro Ivanovit”, shtoi Menduh Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›