Kosovë, ambasadorët do të përzgjidhen pa konkurs
Sipas ligjit të ri, siç bën të ditur e përditshmja Express, ambasadorët nuk do të përzgjedhjen me konkurs, por do të emërohen nga Ministria e Jashtme, në bashkëpunim me Qeverinë dhe Presidencën. Kjo kërkesë e MPJ-së është pranuar të shtunën në mbledhjen e Qeverisë, e cila ka proceduar amendamentimin e Ligjit për Shërbimin Diplomatik dhe atë Konsullor, ku do të eliminohet konkursi për ambasador.Zëvendësministrja e Jashtme, Vlora Çitaku ka thënë se janë konsultuar me presidentin dhe kryeministrin dhe janë marrë vesh për ndryshimin e ligjit.Deri më tani, ambasadorët e Kosovës i janë nënshtruar institucionit të konkursit dhe shumë kjo formë e përzgjedhjes, vlerësohet se ka ndikuar që shumë njerëz të mos i hyjnë kësaj procedure. Pas kalimit të ligjit në Kuvend, ambasadorët e Kosovës do të emërohen nga Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Qeverinë dhe Presidencën. (ge/start)