Kosove arrestime per krime lufte

Policia ekzekutive e EULEX-it ka kryer sot disa arrestime që kanë të bëjnë me akuza për krime lufte.
Sipas autoriteteve, janë kryer edhe disa bastisje. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të proçedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.
Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) tha për Top Channel zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
Forca të mëdha të policisë së EULEX-it bastisen shtëpinë e komandatit të stacionit të policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi.
Sipas burimeve të InfoGlobi, në momentin e arrestimit të komandantit Krasniqi pati reagimi nga banorët dhe policia lokale e cila nuk e lejoi ta arrestojë duke ngritur barrikada.