Kosovë, arrestohen dy persona për kontrabandë cigaresh

Policia Leskocit ka arrestuar dhe ka dorëzuar para gjykatësit të hetuesisë të arrestuarit L. F. (44) dhe S.S nga Konçuli (28) i Bujanocit, me dyshimin se ata kanë bërë kontrabandë të cigareve nga Kosova me 15. 500 paketa.
Burimet e ngjashme njoftojnë se ato ishin cigare të markës “Eva Slims” me pullë akcize të Kosovës dhe kanë hyrë në Serbi ilegalisht me qëllim të shmangies së kontrollit dhe taksave doganor.
Cigaret nga kontabandistët kishin për destinacion Nishin. Cigaret u gjetën dhe u konfiskuan nga policia lokale në një automjet ku L.F. u gjet me dokumentacion të falsifikuara.