E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, arrestohen dy persona për sulmin në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka prangosur dy persona të nacionalitetit serb, nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së kryetarit të komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç.
Burime policore thonë se pas një pune operative kanë identifikuar dhe shoqëruar për në lokalet e policisë D.N. 24 vjeçar dhe D.M. 20 vjeçar nga Shtërpca.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Ferizaj, toger Agim Gashi, ka thënë se pas intervistimit të tyre, është gjetur vetura e llojit "Lada Niva", ndërsa në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është përdorur gjatë të shtënave.
"Policia gjatë bastisjes ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike të llojit "CZ - Kragujevac", 7.62 mm, ndërsa të dyshuarit pas konsultimit me Prokurorin e Gjykatës së Qarkut janë dërguar në mbajtje", ka thënë Gashi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›