Siria pranon planin e paqes se Kofi Anan
Qeveria siriane ka rënë dakord në pranimin e planit të paqes të propozuar nga KB dhe i dërguari i Lidhjes Arabe, Kofi Anan, ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij të fundit. Qeveria siriane i ka dërguar një letër Anan, kur thotë se është dakord me planin e tij prej 6 pikësh.
Zëdhënësi tha se Anan e ka konsideruar atë një hap të rëndësishëm që mund të sjellë fundin e një dhune të stërgjatur dhe gjakderdhjes, por implementimi ka qenë çelësi kryesor, ka shtuar ai. Plani bën fjalë për dhënien fund të luftimeve që vazhdojnë për më shumë se një vit në Siri.
Opozita siriane e ka cilësuar iniciativën e Anan si një mundësi për qeverinë që të vazhdojë represionin e saj.
Në fakt, Lidhja Arabe thotë se në samitin e së enjtes nuk do të kërkojë dorëheqjen e presidentit sirian, Bashar al-Assad, por ndryshim paqësor të regjimit.