Kosovë, arrestohen me dhunë 7 aktivistë të Vetvendosjes
PRISHTINë- Lëvizja vetëvendosja njofton se sot policia e Kosovës ka ndërhyrë dhunshëm gjatë në ceremonie mortore, për të arrestuar liderin e saj Albin Kurtin, por theksohet se në pamundësi për të ndaluar Kurtin janë shoqëruar në polici 7 aktivistë të tjerë të kësaj lëvizje.
“Sot rreth orës 17.00 gjatë varrimit të veprimtarit Ali Aliu, babai i një prej drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka ndërhyrë dhunshëm duke tentuar të arrestojë Albin Kurtin. Nuk ia dolën” – theksohet në deklaratë.
Sipas deklaratës së lëvizjes Vetëvendosja mbi aktivistët e arrestuar është ushtruar dhunë dhe ndodhen në Urgjencën e spitalit të Prishtinës.
“Ndërkohë ka arrestuar në mënyrë brutale 7 aktivistë kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë arrestimit ka pasur dhunë të egër e të pajustifikuar.Aktivistët e arrestuar janë për momentin në Urgjencën e spitalit të Prishtinës. Njëri prej tyre Salih Zyba, i cili është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore nga ndërhyrja e dhunshme e njësitit special” - thuhet në deklaratë.
Emrat e disave prej të arrestuarve janë: Frashër Krasniqi, Salih Zyba, Lirim Gashi, Gezon Kastrati.
(m.a/BalkanWeb)