Premier Lige, Runi lojtari me i mire
TIRANE- Uejn Runi është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit në Premier Ligë. çmimi është dhënë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli, nga votimi që kanë bërë vetë futbollistët. Sulmuesi i Mançester Junajtid ka shënuar 34 gola në 42 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon, duke qenë lideri i “Djajve të Kuq”, që kanë fituar Kupën e Ligës dhe janë në luftë për fitimin e titullit kampion. Ai ia ka dedikuar trofeun trajnerit të tij Aleks Ferguson, ndërsa ka premtuar se pavarësisht dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Bajernin, mund të rikthehet në fushë për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Runi ka lënë pas mesfushorin e Arsenalit çesk Fabregas, sulmuesin e çelsit Karlos Tevez dhe sulmuesin e Mançester Sitit Karlos Tevez. Ky është viti i katërt radhazi që çmimi i futbollistit më të mirë të sezonit në Angli fitohet nga një lojtar i Mançester Junajtid. Kristiano Ronaldo e fitoi dy herë radhazi në 2007 dhe 2008, ndërsa sezonin e shkuar ky çmim i shkoi veteranit Rajan Gigs.
(Altin Latifi/BalkanWeb)
(Altin Latifi/BalkanWeb)