Luksemburg, BE mbështet misionin Eulex në Kosovë
LUKSEMBURG- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u shprehën të kënaqur me rezultatet e deritashme të misionit EULEX në Kosovë. Ata dolën në një deklaratë të përbashkët se rezultatet e punës së Eulex janë realizuar “në mjedis të vështirë në mbështetje të drejtësisë dhe trupave për zbatimin e ligjit”.
Sipas konkluzave nga takimi në Luksemburg, “Këshilli i ministrave të BE-së e mbështet vendosmërinë e EULEX-it për të ushtruar mandatin në tërë territorin e Kosovës”.
Në tekst thuhet se, EULEX-i këtë e ka arritur kur bëhet fjalë për “zbatimin e reformave për sundimin e ligjit, përfshirë ngritjen e aktpadive dhe gjykimin e rasteve kriminale të ndjeshme”.
Në dokumentin përfundimtar, shefat e diplomacive “ mbështesin përpjekjet e EULEX-it për thellimin e bashkëpunimit në rajon”.
(m.a/BalkanWeb)