Roskovec, banorët në protestë për fushën e futbollit
ROSKOVEC- Banorët e Roskovecit kanë protestuar për fushën e futbollit, pronësia e së cilës, sipas tyre nga publike është tjetërsuar në private nga një familje.
Fëmijë e të rritur janë mbledhur në qendër të Roskovecit duke bllokuar për disa minuta edhe aksin Fier-Berat. Protesta e tyre është mbështetur edhe nga vetë kreu i Bashkisë, Ylli Kola, i cili tha se kërkesa për rikthimin e fushës së futbollit në pronë publike, i është dërguar edhe vetë kryeministrit Berisha. Ndërsa banorët shprehin shqetësimin se në mungesë të saj, fëmijët po luajnë në rrugë.
“Ne i jemi drejtuar vazhdimisht edhe kryeministrit edhe të gjitha strukturave. Vazhdojmë të këmbëngulim me të drejtën tonë të ligjshme si të zgjedhur vendorë, se kjo fushë sporti ligjin ia jep qytetit të Roskovecit, ia jep këtyre fëmijëve tanë të dashur dhe e tillë duhet të ngelet në inventarin e pronave të paluajtshme të Bashkisë” – ka deklaruar kryebashkiaku i Roskovecit.
Në shenjë proteste fëmijët kanë nisur të luajnë në mes të rrugës, duke mos lejuar asnjë automjet të kalojë.
(m.a/News24/BalkanWeb)