E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, arrestohet 4 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Katër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës janë arrestuar sot nga policia pasi akuzohen për korrupsion.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se arrestimet janë kryer gjatë bastisjes së sotme të Policisë së Kosvës dhe misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, në objektet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se bastisjet janë kryer në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, të Prokurimit, Farmacisë, në Divizionin e Cilësisë së Shërbimeve dhe në Arkivë.
Të arrestuarit janë: Ilir Tolaj, Hajrullah Fejza, Bekim Fusha dhe Zenel Kuçi ndërsa arrestimi I tyre është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hauton.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›