E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-të hetojnë videon ku ushtarët urinojnë kufomat

Korpusi i Marinës tha se veprimet e portretizuara në klip, të cilat u postuan on-line por ende nuk janë verifikuar, nuk ishin të pajtueshme me vlerat e saj.

Pamjet shfaqin katër ushtarakë amerikanë teksa urinonin mbi tupat e tre luftëtarëve talebanë pa jetë. Në sfond dëgjohet një zë tek thotë “ditë të mbarë, shok”.

Njerëzit e shtrirë përdhe kanë lëkurë ngjyrë kafe dhe janë zbathur. Njëri nga viktimat duket i mbuluar në gjak.
Origjina e videos nuk dihet, po ashtu nuk dihet as kush e ka postuar on-line atë. Ushtarakët duket se e dinin se po filmohen.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha në një komunikatë se “jemi thellësisht të shqetësuar nga video-ja”. “Kushdo qoftë dhe cilat do qofshin rrethanat – të cilat po hetohen – është sjellje skandaloze dhe e papranueshme për një anëtar të ushtrisë”./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-12 11:13
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›