Surprizat e BeckhamKasanos e KlaudiaKonserva për Botërorin
Bekham opinionist futbolli
Devid Bekham nuk do të marrë pjesë në Botëror për shkak të dëmtimit të pësuar me Milanin, por Kupës së Botës nuk mund t’i mungojë një ikonë e tillë. Në këtë mënyrë, Bekham ka zgjedhur të bëjë rolin e një motivuesi të skuadrës, por ai ka nisur tashmë edhe një karrierë si opinionist. Britaniku ka arritur një akord me Yahoo dhe do të shkruajë komente ekskluzive për të gjatë muajit të Botërorit. “Kjo do të më japë mundësinë të flas për sportin që dua më shumë në botë si edhe të komunikoj direkt me shumë fansa”, është shprehur Bekham për këtë iniciativë të re.
Kasano martohet
Marçelo Lipi e ka lënë jashtë, por Antonio Kasano ka gjetur një mënyrë më të mirë për t’u ngushëlluar. Sulmuesi i Sampdorias do të martohet më 19 qershor me notaren Karolina Marcialis në Portofino, në një dasmë ku do të jenë 200 të ftuar, mes të cilëve edhe Xhixhi D’Alesio. Kasano e kishte deklaruar që më parë se nëse Lipi nuk e merr në Botëror, mënyra më e mirë për ta harruar Kupën e Botës është të martohet. Dhe barezi e ka mbajtur fjalën.
Klaudia Konserva nudo nëse Kili fiton
Skuadra e Kilit nuk shkon në Kupën e Botës si një favorite, por tani tifozët do të kenë një motiv më shumë për të shpresuar në arritjen historike. Ylli televiziv Klaudia Konserva ka premtuar se do të zhvishet lakuriq në programin e saj në rast se skuadra e Marselo Bielsës do të triumfojë në Afrikën e Jugut. “Për t’i mbajtur tifozët përpara televizionit, premtoj se nëse bëhemi kampionë bote, do të vij në programin tim lakuriq”, tha drejtuesja televizive.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)