E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet në Vlorëbie numri i prenotimevepronarët ulin cmimet

VLORë- Pronarët e banesave që jepen me qera përgjatë muajve të verës në Vlorë premtojnë se këtë vit cmimet do të jenë 25 deri në 30% më pak. Për shkak të vonesave apo uljeve të prenotimeve ata shprehen se janë detyruar të ulin cmimet, gjë e cila pritet të jetë përfituese edhe për vetë pronarët, por edhe për qeramarrësit.

Këta të fundit në pjesën më të madhe të rasteve janë nga zona të ndryshme të vendit, por nuk mungojnë edhe shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova.

Prej kohsh ata janë kthyer në operatorë familjarë të turizmit në bregdetin e Vlorës. Pavarësisht se numri i pushuesve ka ardhur dukeu rritur, pronarët e banesave iu frikësohen ritmeve me të cilat do të ecë frekuentimi, vecanërisht nga shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova të cilët një vit më parë kishin pushtuar plazhet e jugut.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›