E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande Bashar al Assad duhet te largohet nga pushteti

Presidenti francez Fransua Hollond shpreson të bindë Moskën, një aleat të vjetër të Sirisë që të mbështesë Këshillin e Sigurisë dhe rezolutën e tij, në të cilën përfshihen sanksione kundër Damaskut. “Regjimi I Bashar al-Assad është I papranueshëm dhe I pajustifikueshëm. Asnjë zgjidhje për këtë situatë nuk është e mundur nëse ai nuk largohet nga pushteti, ka thënë Hollond. Presidenti rus Vladimir Putin nga ana e tij tha se një ndryshim regjimi në Siri nuk do të sillte domosdoshmërisht paqen në vend. Ai gjithashtu shtoi se ishte e parakohshme të quaje të dështuar armëpushimin e të dërguarit të OKB-së, Kofi Anan në Siri. Zoti Anan është me shumë eksperiencë dhe një person shumë I respektuarm dhe ne duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë që misioni I tij të jetë I suksesshëm. Mendoj se nuk është productive ta cilësojmë sit ë dështuar misionin e tij para kohe. Mendoj se do të ishte një gjë e gabuar. Vrasja massive javën e kaluar në Hula detyroi francën që të bashkohej me shumë vende të tjera duke përjashtuar diplomatët sirianë nga territory I saj. Rusia prej shumë kohësh e ka mbështetur qeverinë siriane, duke thënë se në fakt ishin forcat anti qeveritare ato që ndërmerrnin sulmet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›