E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, fëmijët shpëtojnë nënën, piu fotoksinë nga varfëria

BULQIZË- Këta fëmijë u tronditën kur panë nënën e tyre me helmin fotoksinë në duar, pasi menduan që pas vdekjes së babait 2 vjet më parë, fati i zi do ti merrte edhe nënën.

I gjithë fshati Dragut në Fushë-Bulqizë, u mblodh menjëherë në banesën e varfër të familjes Rrina pas britmave dhe ulurimave të fëmijëve që kërkonin ndihmë, pasi menduan se nëna e tyre po pinte fotoksinë.

Korespondenti ynë mësoi se shkaku që po detyronte këtë nënë të re të linte jetim fëmijët e saj, ishte varfëria ekstreme, mungesa e plotësimit të ushqimit ditor, mbetja e ve pas vdekjes së të shoqit, 2 vjet më parë.

Dëshmitarët për tentativave për vetëvrasje kanë qënë edhe të afërm të tjerë të familjes. Më tronditëse në këtë histori është edhe fakti që fëmijët përvec varfërisë tashmë jetojnë edhe me ankthin se nëna e tyre mund ti japë fund jetës dhe ata ndjehen të pafuqishëm për të ndëryshuar fatin e tyre. E vetmja gjë që ju mbetet për të bërë është apeli drejtuar atyre që e lexojnë këtë histori, që dikush të ndihmojë sadopak në ndryshimin e kësaj gjendjeje dhe rikthimin e shpresës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›