Kosove, bisedimet per koalicionin. AKR ende nuk ka negociata

Koalicioni për Kosovë të Re i udhëhequr nga Behxhet Pacolli, nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, në rast se konstatohet se nga kjo parti janë bërë keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor. Kështu tha, zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila, duke përgënjeshtruar kështu zërat se ky koalicion ka hyrë në bisedime me PDK-në. Kusari Lila, bëri të ditur se AKR, do të pres deri në certifikimin e rezultateve dhe me pas do të marr vendim për përfshirjen ose jo në një koalicion të mundshëm.
“Nëse e kemi që në fillim dëmtimin e një procesi demokratik siç është procesi zgjedhor, atëherë natyrisht se nuk mund të fillojmë të bisedojmë me asnjë parti pa u verifikuar deri në fund të gjitha rastet në procesin zgjedhor”, tha Mimoza Kusari-Lila, Zv. Presidente e AKR-së.
Kundër një koaliconi me partinë e Thaçit janë shprehur Lidhja Demorkatike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Këto parti kanë drejtuar akuza të rënda për vjedhje të votës në rajonin e Drenicës që njihet si bastion i PDK-së. Por Thaçi është kundër-përgjigjur në intervistën e dhënë për Reuters duke thënë se ajo që ka ndodhur në këtë rajon “ka qenë politikisht e planifikuar për të tërhequr vëmendjen prej fitores së thellë të PDK-së në 20 komuna”. Thaci ka lënë të hapur mundësinë për koalicion me të gjitha partitë politike përvec lëvizjes Vetevendosja.
“Do të zgjedh partnerët më të mirë që i përshtaten konceptit tim dhe vizionit për një Kosovë euroatlantike”, tha Thaci. Ai ka shtuar se ka përkrahjen e 20 deputetëve të paracaktuar nga listat për minoritetet.
Shkëlzen Osmani