E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu, ndihma per familjet e permbytura ne Shkoder

50 mijë dollarë ndihma për familjet e përmbytura ka dhuruar ambasada amerikane në Tiranë. Ambasadori Aleksandër Arvizu gjatë vizitës në Shkodër premtoi vazhdimësinë e ndihmës duke shtuar se ka ndjekur me mjaft shqetësim situatën e krijuar hap pas hapi.

"E kam parë në televizioni situatën e përmbytjeve edhe pse nuk dija shqip nga vetë pamjet e kuptoja sesa e rëndë ishte ajo. Vizita ime ishte e parashikuar para një jave, por ajo u zhvendos për një një kohë ë dyte në një situatë më të përmirësuar.USAID ka dhënë ndihma për situaten,ne dhurojme 50 mijë dollarë fond,do të ketë përsëri ndihma", u shpreh ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.

Ndërkohë situata në qytetin e Shkodrës është përmirësuar pas tërheqjes së ujrave por në komunat e përmbytura lartësia e ujit vijon të mbetet në një metër.Siperfaqja e tokës nën ujë ështtë 9.440 ha ndrësa në 650 banesa uji është tërhequr dhe 3800 banorë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›