Liria e mediave dhe 3 vjet Kosove e pavarur

Organizatat per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut thone se tre vjet pas pavaresise Kosova nuk mund te mburret se ka garantuar lirite dhe te drejtat civile. Per kete fajesohet jo vetem pushteti vendes por edhe misionet nderkombetare
Pothuaj tre vjet pas pavaresise Kosova sipas Freedom House vazhdon ta kete statusin pjeserisht te lire sa i perket gjendjes se lirive politike dhe te drejtave te njeriut.
Ne indeksin e mediave ka rene ne renditje ndersa eshte vleresuar si vend me shkalle te larte korrupsioni nga ana e Transparency International.
Por nuk jane vetem organizatat nderkombetare qe japin vleresime negative. Drejtori i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut Behxhet Shala vlereson se Kosova tre vjet pas pavaresise nuk mund te mburret me garantimin e lirive dhe te te drejtave civile. Kosova ne vitin e trete pas pavaresise eshte ne nje situate ku nuk mund te flitet per nje perparim te dukshem ne fushen e mbrojtjes se te drejtave dhe lirive te njeriut.
Institucionet e Kosoves kane krijuar nje mekanizem te mire me te cilin rregullohen te drejtat e njeriut ku te gjitha konventat nderkombetare jane te perfshira ne Kushtetuten e Kosoves8230 Por prej perfshirjes deri te zbatimi eshte nje rruge bukur e gjate thote Shala i cituar nga radio Evropa e Lire.
Ne anen tjeter gazetari Halil Matoshi shfaq shqetesimin per pengesat ne lirine e mediave. Ai thote se asnje pushtet qe nga paslufta nuk ka arritur te kuptoje rendesine e medias se lire. shte nje paradoks8230 pushtetet dhe qeverite pas luftes ne Kosove ende nuk e dine nuk e njohin lemin e medias dhe fjales se lire sepse ne Kosove ende kemi te bejme me nje demokraci shume te brishte ose ende njihet vetem si koncept.
Ne Kosove ende nuk ekziston nje demokraci funksionale dhe te gjitha qeverite qe kane ardhur pas luftes ende nuk e dine peshen dhe rendesine e medias se lire per ndertimin e demokracise kushtetuese shprehet Matoshi.
Komisioni Evropian ka konstatuar ne raportin e fundit vjetor te progresit se ne Kosove ne praktike nuk eshte e garantuar liria e shprehjes se gazetaret shpesh jane viktime e kercenimeve per shkak te punes se tyre dhe se ata kane problem edhe me qasjen ne dokumentet zyrtare.
Drejtori i Asociacionit te Gazetareve Profesioniste te Kosoves Imer Mushkolaj thote se aspak nuk eshte veshtire te verehet qe politika ka ndikim te madh ne mediat kosovare. Fatkeqesisht shumica e pronareve te mediave ne Kosove i mbajne mediat e tyre pikerisht per interesa politike por edhe per interesa biznesore. Pavaresisht se publikisht nuk thone se i takojne nje krahu politik apo nje krahu tjeter megjithate ata jane te perfshire ne politike ne nje forme apo ne nje forme tjeter.
Kjo shihet shume lehte nese me kujdes i verejme ta zeme programet televizive te X televizioneve apo i lexojme X gazetat thote Mushkolaj.
Per kete situate ne fushen e mediave por edhe te lirive civile per te cilen Kosova ka marre kritika nga organizatat me renome nderkombetare Behxhet Shala thote se nuk jane fajtore vetem institucionet vendese por edhe ato nderkombetare.
Kane mundur edhe nderkombetaret te cilet vazhdimisht i kane identifikuar keto probleme te bejne presion dhe ti detyrojne edhe vendoret qe te punojne me teper. Por duket se per shkak te nje oportuniteti politik nuk kane dashur te merren me to nuk kane dashur te bejne presion keshtu qe fajesia eshte e te gjitheve thote Shala.
Por Halil Matoshi megjithate fajeson me teper institucionet vendese per sic thote ai ngufatjen e fjales se lire.
Sot kemi nje situate tjeter kur Kosova eshte e lire dhe shtet i pavarur por trysnia ndaj mediave dhe fjales se lire eshte jashtezakonisht e madhe per arsye se pushteti deshiron qe me kontrollin e medias ta kontrolloje edhe mendesine e shoqerise kosovare dhe voten e secilit kosovar qe ka te drejte vote thekson Matoshi.
Kushtetuta e Kosoves permes dispozitave te saj garanton te drejtat dhe lirite e njeriut sikurse edhe te fjales se lire. Autoritetet perdorin si mjet mbrojtes kushtetuten kur kritikohen per gjendjen jo te mire te lirive dhe te drejtave civile. Por analistet thone se kushtetuta duhet te zbatohet edhe ne praktike nese dikush deshiron qe Kosova te ece perpara.
Lajme te ngjashmeVetevendosje Albin Kurti u takua me KantrimenEULEX te zhduke dyshimet e MartitShqiperia e joshqiptareve Lidhjebehxhet shala Freedom House Halil Matoshi Imer Mushkolaj Kosova Transparency International