E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni,kandidatët shqiptarë takojnë ambasadorin e BE

Tre kandidatët shqiptarë që do të hyjnë në garën për postin e presidentit të Maqedonisë u takuan me Ambasadorin e BE-së në Shkup Ervan Fuere, të cilin e njohën me zhvillimet aktuale parazgjedhore. Kandidatet i deklaruan ambasadorit se do të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit në mënyrë demokratike. Takime të veçanta u zhvilluan me kandidatet e PDSH, BDI dhe DR.
Kandidatja e PDSH, Mirushe Hoxha tha se zgjedhjet demokratike janë kusht për integrimin e Maqedonisë në BE dhe ne apelojmë për zgjedhje të qeta dhe pa incidente. Edhe kandidati presidencial i BDI-se, Agron Buxhaku tha se garantoi ambasadorin se do të përpiqet që zgjedhjet të kalojnë në mënyrë sa më të rregullt. Kandidati i Demokracisë së Re Imer Selmani, premtoi gjithashtu zgjedhje të drejta, të lira, demokratike dhe pa incidente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›