Kosovë, buxheti i 2012, 4% më i lartë se i kaluari
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2012. Buxheti i Kosovës për vitin 2012 ka një vlerë prej 1.5 miliardë euro, ndërsa deficiti buxhetor i këtij viti parashikohet të jetë 172 milionë euro.
Krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar kemi një rritje me 1.3 milion euro ose 4%. Buxheti është përllogaritu mbi parashikimin që Kosova për vitin 2012 të ketë një rritje ekonomike prej 5%.
Buxheti reflekton plotësisht politikat prioritare të Qeverisë së Republikën e Kosovës. Pra buxheti është ndërtuar duke u bazuar në politikat e analizuara me kujdes, e sidomos në planin për zhvillim ekonomik të vendit, i cili reflekton më së miri angazhimin tonë për të ecur përpara në gjithë sektorët strategjikë, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për investime të huaja në Republikën e Kosovës, ka thënë Thaçi.