E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga në kontakt me të birin e Gadafit

Një prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte ka bërë të ditur se zyra e tij ka pasur kontakt joformal me Saif Al Salamin, djalin në arrati të ish-udhëheqësit të Libisë, Muamer Gadafi.

Prokurori Luis Moreno-Okampo tha përmes një deklarate se ndërmjetësuesit kanë kontakt joformal me Saifin, Zyra e prokurorit ka bërë të qartë se nëse ai i dorëzohet gjykatës, ai do të ketë të drejtën të dëgjohet nga trupi gjykues dhe është i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij. Gjykatësit do të vendosin për këtë.

Saif Al Salam është në arrati që kur forcat e qeverisë së përkohshme në Libi morën kontrollin mbi Sirten dhe vranë babain e tij.

Salam besohet se ndodhet në kufirin jugor me Nigerin dhe vetëm një ditë më parë mediat ndërkombëtare raportuan se vetë Saif Al Salam po kërkon të dorëzohet në Hagë, pas pamjeve që ka parë në momentin e vrasjes së babait të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›